Turqi, zgjerohet pushteti i Erdogan

21/01/2017 00:00

Pas debatesh të zgjatura, betejash verbale e përplasjesh fizike, parlamenti turk e miratoi paketën e ndryshimeve kushtetuese që zgjerojnë pushtetin e presidentit Rexhep Taip Erdgoan.

Për kundërshtarët e Erdoanit, ky është një hap përpara drejt vendosjes së autoritarizmit në vend. Me votim të fshehte, 339 ligjvënës i thanë po propozimit polemizues, 142 e kundërshtuan, 5 vetë hodhën vota boshe e dy ishin të pavlefshme.

Projektligji tani pret firmën e Erdoanit javën që vjen. Reforma pas kësaj do të hidhet në referendum. Nëse rezultati do të jetë favorizues për Erdoanin, atëherë do ta qeverisë i pashqetësuar deri në 2029-n Turqinë kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Presidenti do të ketë të drejtën të dekretojë një sërë çështjesh, që do të thotë se për disa prej tyre, ai mund të anashkalojë dhe parlamentin. Në këtë situatë, parlamenti do të humbasë mundësitë e kontrollit dhe mekanizmat ekuilibrues në parimin e ndarjes së pushtetit. Për këtë arsye, marrëdhënia e tij me presidentin do të jetë kundërshtuese, sepse asambleja nuk do ta ushtrojë dot të plotë pushtetin e tij.

Posti i presidentit në Turqi është përgjithësisht ceremonial. Erdgoani e mori këtë detyrë në 2014-n pas më shumë se një dekade të kaluar si kryeministër e që prej atëherë, ka vazhduar ta dominojë politikën vendase duke i shtyrë në limit të drejtat e kryetarit të shtetit. 

Top Channel