Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve ndërrimin e viteve: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet, festojmë arritjet tona më të mëdha Ndonëse ka rreth 10 ditë që nuk ka pasur reshje bore dhe temperaturat janë rritur ndjeshëm, rruga për në fshatin Theth vazhdon të jetë e pakalueshme.
Nga Boga në Qafë Thore rruga është hapur gjatë këtyre ditëve por gjithsesi duhen përdorur zinxhirë pasi ka prezencë të madhe akulli. Ndërsa nga Qaf Thoria deri në Theth është e pakalueshme.
Ka nga ato banor të këtyre zonave që u duhet të ecin për orë të tëra në këmbë për te kaluar pjesën e bllokuar. Nosh Nikaj nga Boga i cili po kthehet nga Thethi dhe thotë se rruga është e pakalueshme dhe i është dashur të ecë në këmbë.
“Po vij nga qafa e Thoris, rruga momentalisht është e bllokuar”, thotë Nosh Nikaj.
Burime nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturën Shkodër pohuan për Top Channel se ky aks është ne administrimin e Bashkisë Shkodër dhe se nga ana e Shtabit të Emergjencave bashkisë i është dhënë një traktor që mund ta përdorë për pjesën që ka mbetur pa u hapur.
Si pasojë e kësaj situate prej tre javësh banorët e Thethit kanë mbetur të izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Ndërkohë ajo që bie në sy është se në këto kushte të vështira dhe rrugë të bllokuara punonjesit e OSHEE-se vazhdojn të punonjë në aksin e Bogë – Qaf Thore në shtrimin e linjës së re të tensionit të larte.
Top Channel