Pas borës, era e fortë shkakton dëme të mëdha në Britani

11/01/2017 00:00

Përveç borës e ngricave, Britania tashmë po përballet edhe me erën e fuqishme, e cila ka shkaktuar probleme të shumta.

Me mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike, shumë fluturime ajrore janë anuluar, pemë të rrëzuara mbi automjete e mure të shembura, është tabloja e krijuar nga era më shumë se 125 kilometra në orë.

Një urë pranë Edinburgut është mbyllur pasi një kamion u aksidentua si pasojë e stuhisë së fuqishme.

Era e forta ka shkaktuar dëme të shumta, por fatmirësisht deri tani nuk ka persona të lënduar.

FOTO GALERI
1/29

Top Channel