“Myslimanet not me meshkujt”, Zvicra fiton gjyqin

10/01/2017 00:00

Zvicra fitoi procesin e çelur pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i cili i detyron prindërit myslimanë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla për mësime noti.

Autoritetet, thuhet në vendim, do të jenë plotësisht të justifikuara nëse i japin përparësi zbatimit të plotë të programit mësimor dhe integrimit të suksesshëm të të miturve.

Gjykata e pranoi se këtu ka një ndërhyrje me lirinë e besimit, por ajo nuk mbërrin në shkelje. Gjyqi u hap me kërkesë të dy shtetasve zvicerane me origjinë turke, të cilët refuzonin t’i çonin vajzat e tyre adoleshente në mësime të përbashkëta noti me djemtë në qytetin e Baselit.

Sipas zyrtarëve vendas të arsimit, ka përjashtime për minorenët që e kanë mbërritur moshën e pubertitetit, por në kohën kur ka nisur përplasja, dy vajzat në fjalë nuk kishin hyrë ende në atë moshë. Ndër argumentet e gjykatës veç të tjerash se Zvicra është e lirë ta projektojë sistemin e saj arsimor në bazë të nevojave dhe traditave të veta.

Top Channel