Poloni, vendasit sfidojnë të ftohtin pa pantallona në metro

09/01/2017 00:00

Një numër banorësh të kryeqytetit polak, Varshavë, guxuan të sfidojnë temperaturat e acarta dhe borën, duke vënë në jetë të përvitshmin udhëtim pa pantallona në metro, të dielën.

Me temperaturat jashtë që shkonin në -10 gradë Celsius, pjesëmarrësit veshën rroba normale dimri, kapela, shaje, pallto dhe çizme, por ekspozuan këmbët e tyre në metro për të përmbushur sfidën.

E nisur në Nju Jork në vitin 2002, udhëtimi pa pantallona në metro është përhapur në shumë qytete të botës. Shumë banorë të Varshavës e gjetën informacionin për ngjarjen e këtij viti “online”. E mes pjesëmarrësve kishte edhe fëmijë.

“Kjo është një shfaqje pozitive. Unë e rekomandoj. Për mua nuk është aspak ftohtë”, tha një vajzë që priste në stacion. “Neve na u tha për këtë ngjarje nga vajza jonë. Kjo është hera e parë për mua, por nuk do të jetë e fundit. Më pëlqen”, shtoi nëna e saj.

Sipas përllogaritjeve në platformat e medieve sociale, argëtimi zgjati për 4 orë dhe tërhoqi rreth 924 pjesëmarrës. Gjatë udhëtimit të tyre, sidoqoftë, pjesëmarrësit pa pantallona duhet të ruanin seriozitetin dhe të vepronin normalisht, duke ia shtuar natyrën surreale shfaqjes.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA