‘Rishfaqet’ Elisabeta; Mbreteresha ‘mund’ të ftohtin

08/01/2017 00:00

Mbretëresha Elisabetë është rishfaqur në publik pas thuajse një muaji mungesë, kjo për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes që nga Bakingam palas u identifikua si një e ftohtë e vështirë.

Sovranja është filmuar teksa hynte në kishën e shën meri magdalenës, afër rezidencës së saj në Sandringham, në Norfolk, ku ajo ka qëndruar që nga krishtlindjet, nën shoqërinë e princit Filip. Ajo u duk në formë të mirë, ishte e buzëqeshur dhe kishte veshur një kostum bojëqielli.

Ditët e shkuara mediat aluduan jo pak për gjendjen e sovranes, pavarësisht garancive që vinin nga oborri mbretëror, kjo pasi mbretëresha mungoi në meshën e krishtlindjes dhe atë të vitit të ri, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

Javët e shkuara, Elisabeta kishte anuluar udhëtimin me tren për në Sandringham, ku zakonisht kalojnë sezonin e festave të fundvitit, dhe kishin zgjedhur të shkonin atje me helikopter.

Top Channel