Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, raportohet për disa të plagosur Mes masash të rrepta sigurie, me mijëra të rritur dhe fëmijë të entuziazmuar u rreshtuan në të dy krahët e bulevardit kryesor të Madridit, për të parë duke kaluar plot pompozitet aktorët e veshur si 3 mbretërit biblikë, që udhëtuan për në Betlehem me dhurata për Jezu Krishtin.
Nga pluskueset shumëngjyrëshe, pjesëmarrësit e paradës u hodhën ëmbëlsira njerëzve që ndiqnin plot ngazëllim kremtimin e Epifanisë, dita kur Melkior, Baltazar dhe Kaspar vizituan Jezuin e porsalindur.
Tradicionalisht, në vigjiljen e Epifanisë, apo ditës së ujit të bekuar, parada të ngjashme zhvillohen në qytete dhe fshatra anembanë Spanjës. Në këtë vend ndodh shpesh që fëmijët të presin deri në 6 janar për të hapur dhuratat e tyre.
Sivjet, siguria u forcua ndjeshëm nga frika e ndonjë sulmi të ngjashëm me atë të Berlinit në muajin dhjetor. Për të parën herë, në Madrid u ngritën barriera në rrugë me qëllimin të shmangeshin incidente si ato të kryeqytetit gjerman dhe Nicës, ku agresorët në të dyja rastet i sulmuan me kamionë turmat e njerëzve të mbledhur për të festuar.
Automjeteve që peshonin mbi 3.500 kg iu ndalua hyrja përpara paradës në kryeqendrën e Spanjës e ky rregull mbeti në fuqi edhe pak pas përfundimit të saj.
Top Channel