Robotët pushtojnë pasarelën në Seul! Ecin, kërcejnë dhe bëjnë boks në krah të njerëzve Një ajsberg, që besohet të jetë një prej 10 më të mëdhenjve të regjistruar ndonjëherë, sa Delaueri apo ishulli i Trinidad e Tobagos, po shkëputet nga Antarktida.
Alarmi vjen nga shkencëtarët e Universitetit të Swansea-t në Uells. Fenomeni është evidentuar edhe gjatë viteve të shkuara, por në dhjetor sipas studiueseve ka pësuar një përshpejtim drastik dhe tani akulli i shkëputur ka një gjatësi prej 80 km.
Ekspertët pohojnë se fenomeni mund të jetë pararendësi i një frakture më të thellë të platformës së Larsen C, një prej treshes që përbëjnë platformën e akullt të pozicionuar në zonën perëndimore të detit Weddell, përgjatë bregdetit lindor të Antarktidës.
Larsen C është rreth 350 metra i trashë dhe lundron në ujerat e skajshëm të Antarktidës perëndimore, duke penguar rrjedhjen e akullnajave të tjera që mbështeten tek ajo. Shkencëtarët mendojnë se ajsbergu do të ndryshojë në mënyrë radikale peizazhin e Antarktidës.
Top Channel