Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, raportohet për disa të plagosur 800 000 rosa dhe pata do të asgjësohen në Francë si pjesë e masave të marra nga ekzekutivi i vendit me shpresën se keshtu do të mund të frenohet përhapja e gripit të shpendëve.
Asgjësimi do të duhet të përmbyllet brenda 20 janarit. Strategjia e ndjekur prej autoriteteve është ajo e eliminimit të shpendëve që janë më të prekurit nga sëmundja. Deri tani, 89 raste të virusit tejet infektiv H5N8 janë raportuar nëpër fermat e vendit, me numrin më të madh të pularive në Europë.
Përpjekjet e mëhershme për frenimin e epidemisë që nisi nga fundi i vitit të kaluar, rezultuan të pasuksseshme. Tre rajone në jugperëndim rezultojnë si më të prekurat: Gers, Landes dhe Pirenejtë e epërm, zona këto të famshme për ”Foie gras”, ushqimi luksoz i pergatitur me mish pate ose rose të shëndoshura në mënyrë jonatyrale.
1,3 milionë shpendë janë të shënjestruara atje. Ky lloj gripi është përhapur me shpejtësi të madhe, sidomos në mesin e zogjve shtegtarë. Mbi 10 vende të tjera europiane kanë njoftuar për raste të H5N8-s që prej raportimit të vdekjes së parë në Hungari në fund të tetorit.
Autoritetet shëndetësore kujdesen të sqarojnë se ky lloj virusi nuk përhapet përmes ushqimit.
Top Channel