Nju Jork, 37 të plagosur lehtë pas daljes së trenit nga shinat

04/01/2017 00:00

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Nju Jork, duke lënë të plagosur dhjetëra persona.

Treni i linjës “Long Island Railroad” pësoi avari në momentin që po mbërrinte në terminalin e mbingarkuar “Atlantic” në Brooklyn.

Pasagjerët thanë se dëgjuan një goditje të zhurmshme, të shoqëruar nga një tronditje, e cila bëri që shumë njerëz të rrëzoheshin.

Disa prej të plagosurve u nxorrën me barrela, ndërsa njerëz të tjerë u panë të ulur me copa akulli në kokat e tyre.

Shkaku i aksidentit, që ndodhi rreth orës 8:20 me orën lokale (14:20 me tonën) nuk është përcaktuar ende, megjithatë, asnjë prej të plagosurve nuk raportohet të ketë plagë të rrezikshme për jetën.

Top Channel