Bota i thotë lamtumirë 2016, spektakël fishekzjarresh

01/01/2017 00:00

Fishekzjarret kanë ndezur qiejt e qyteteve të botës ndërsa njerëzit në të gjithë globin mirëpritën vitin e ri. Nga Sidney në Moskë, nga Parisi në Nju Jork, turmat i thanë lamtumirë 2016-ës, një vit ky i trazuar në politikën globale.

Shumë qytete kishin rritur në maksimum masat e sigurisë pas një viti në të cilin agresorë përplasën kamionë mbi turmat e njerëzve në Nice dhe berlin. Mijëra policë shtesë kanë qenë në detyrë në londër dhe qytete të tjera evropiane.

Pavarësisht masave, me dhjetëra e mijëra njerëz dolën përgjatë brigjeve të Tamizit, për të parë shfaqjen e fishekzjarreve me një mesazh të qartë, pasi vendi votoi për tu shkëputur nga bashkimi evropian: Londra është e hapur.

Frika nga sulmet nuk e zbehu entuziazmin as në paris ku rreth 500 mijë vetë mbushën shamps elisenë e ku harku i triumfit u vesh me shumë ngjyra.

Njerëzit në berlin, po ashtu, nuk u frenuan aspak nga sulmi më i fundit në tregun e krishtlindjeve, dhe ndoqën spektaklin e fishekzjarreve po ashtu
efekte…

Edhe qytetet amerikane e festuan vitin e ri me një spektakle fishekzjarresh, me nju jorkun, që si gjithmonjë lëshon topin e tij të kristalit ndërkohë që me mijëra e mijëra njerëz mbushën të famshmin trafalgar square.

Por, të tjera ngjyra merr festa në plazhin kopa kabana të brazilit, ku rreth 2 milionë njerëz iu gëzuan spektaklit, pavarësisht një lloj reduktimi këtë vit për shkak të krizës ekonomike

Ishujt e Paqësorit, mes të cilëve Samoa, Tonga dhe Kiribati, ishin të parët që pritën vitin e ri, të ndjekur një orë më pas nga Oklandi, ku fishekzjarret shpërthyen nga kulla 328 metra e lartë në qendër të qytetit.

Shfaqja e fishekzjarreve në urën e sidneit në australi, këtë vit, nderoi dy superyje të muzikës, Prince dhe David Boëie, që u ndanë nga jeta në 2016. Shtatë tonë fishekzjarre u hodhën dhe shfaqja u ndoq nga një milionë e gjysmë njerëz.

Një sekondë shtesë iu shtua numërimit mbrapsht para mesnate në shumë vende, si psh në Britani, për të kompensuar një ngadalësim në rrotullimin e tokës. Sekonda shtesë, u numërua pak para se ora të shënonte mesnatën duke e vonuar kështu fare pak vitin e ri.

Top Channel