Vrasja e ambasadorit rus, autori polic turk?

19/12/2016 00:00

Autoritetet turke dhe ato ruse kanë nisur punën për identifikimin e autorit të sulmit me armë, që pasoi vdekjen e ambasadorit rus në Ankara, por në media po qarkullon një lajm që thotë se ai është punonjës i force turke të sigurisë.

Sipas këtyre raportimeve, autori është 22-vjeçari i identifikuar si Mert Altintas, një anëtar i trupave policore turke.

Këto janë të dhënat paraprake të siguruara nga pamjet e sulmit, ndërkohë që nuk dihet nëse autori ka vepruar i vetëm apo ka patur mbështetjen e ndonjë grupi ekstremist që lufton në Siri.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel