Një vajzë nga FIlipinet ka lënë pa fjalë fansat e aktores Chloe Moretz. Në një foto të publikuar në “Twitter” Edcel Ched shfaqet duke punuar në një “fast food”.

Megjithëse pa ndonjë gjë të veçantë në vetvete, foto u përhap me një shpejtësi marramendëse në internet duke bërë që reagimi i Chloe të ishte i menjëhershëm dhe kjo jo pa arsye.

Aktorja 19-vjeçare postoi foto në “Twitter” duke u befasuar nga ngjashmëria e frikshme që dy vajzat kanë me njëra-tjetrën. Mos vallë babai i Chloe po fsheh ndonjë gjë?

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

Top News – Mbyllen aplikimet për hetues/ 536 persona aplikuan për të qenë pjesë e BKH
Ironi e fatit, por që epilogun e pati me fund të lumtur. Marianna Scarano, infermiere në repartin e reanimacionit në Poliklinikën e Barit, zbuloi një ditë aty të shtruar bashkëshortin e saj. Marianna është prej nje viti në vijën e parë të frontit kundër sëmundjes me kolegët e saj. Makthi personal sakaq filloi kur i shoqi, Vincenzo u dërgua me urgjencë në spital pasi u ndje papritur keq, ndërsa niveli i oksigjenit në gjak i kishte zbritur në 93. Tamponi i doli pozitiv, dhe e cojne me urgjencë në terapi intensive. E shoqja nuk kishte menduar kurrë se do ta gjente aty. “ Mendova se do ta intubonin, thashë se nuk do t`ia kishte dalë dot. Ishte një tmerr, megjithatë nuk hoqa dorë për asnjë cast. Nuk flija dot natën. Ishte gati e paimagjinueshme, që pas stresit të përjetuar më pacientët në të gjithë këta muaj të kaluar në repartin e terapisë intensive, të përfundoja duke bërë infermieren e një njeriu aq të dashur për mua”, ka rrëfyer ajo. Për fat të mirë, më e keqja kaloi dhe Marianna tani thotë se mund të marrë frymë lirisht, pasi i shoqi ka dalë tashmë nga zona e rrezikut, ndërsa të dy shpresojnë ta hedhin sa më shpejt pas krahëve këtë eksperiencë të frikshme.
Top Channel/ “Pse ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër”/ Bardhi përplaset me policinë
Top Channel/ Lezhë, gati për zgjedhjet/ Dërgohen materiale zgjedhore
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet/ Shkodër, mbërrijnë materialet zgjedhore
Top Channel/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit. Momenti kur “kërcet” arma