Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim
Dy ditë pasi rimorën nën kontroll zonën historike të Nimrudit, autoritetet irakiane kanë nisur të bëjnë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga militantët e ISIS-it në atë që njihej deri 3 vite më parë, si një ndër trashëgimitë më të mëdha të njerëzimit.
Nimrudi, 32 kilometra larg qytetit të Mosulit, është rrafshuar thuajse krejtësisht. BBC ishte ndër televizionet e para që dëshmoi katastrofën. Artefaktet, ndërtesat, skulpturat dhe mbishkrimet antike nuk janë më.
Autoritetet irakiane të trashëgimisë thonë se dëmi i shkaktuar është i pallogaritshëm.
Pas qershorit të 2014, kur mori nën kontroll këtë zonë, ISIS publikoi vazhdimisht në internet video nga hedhja në erë dhe shkatërrimi me varre i dhjetra monumenteve historike, përfshirë këtu edhe një tempull që ishte më i larti i trashëguar nga antikiteti.
Nimrud është themeluar para 3300 vite. Në lashtësi njihej si Kalhu dhe ishte kryeqytet i Perandorisë Asiriane. Zona antike, para se të rrënohej nga ISIS-it, kapte një sipërfaqe prej 3.5 kilometra/katrorë.
Kombet e Bashkuara e kanë listuar në “krime lufte” shkatërrimin e Nimrudit dhe deklarojnë se ISIS-i ishte i vendosur në misionin për të shkatërruar gjithë trashëgiminë e hershme të irakianëve. Nga vetë militantët, e gjithë kultura paraislamike konsiderohet herezi.
Top Channel