Gushti i përgjakur në rrugë/ 22 viktima në 159 aksidente, të rinjtë dhe e diela në krye të statistikave

07/09/2026 15:13
Foto ilustruese

Rrugët e vendit u përgjakën këtë gusht nga aksidentet e rënda rrugore.  Top Channel mëson se gjatë muajit që sapo lamë pas 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. 

Sipas të dhënave të siguruara, vetëm gjatë muajit gusht në të gjithë vendin janë shënuar 159 aksidente nga të cilët janë lënduar 229 persona. 22 kanë humbur jetën 32 të tjerë janë plagosur rëndë dhe 175 të tjerë të plagosur lehtë.

Shpejtësia tej normave, alkooli në timon dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që marrin jetë në rrugët e vendit.

Grupmosha 25 deri në 34 vjeç rezulton të jetë më e përfshira në aksidente, dhe  e diela dita që  regjistron numrin më të lartë të aksidenteve.

Për të frenuar këtë situatë, Policia e Shtetit ka ndryshuar strategjinë e kontrolleve në rrugë duke implementuar me shume teknologjinë por duket se trendi I aksidenteve nuk ka pësuar ulje.

Vetëm gjatë gushtit policia ka vendosur mbi 47 mijë gjoba disa prej të cilave me vlerë të dyfishuar për shkak të ndryshimeve të kodit rrugor por ende shkelësit e rregullave duken larg reflektimit.

Top Channel