Askush nuk e di, por Republika Çeke quhet kështu…

27/10/2016 00:00

Emri i ri është miratuar nga Parlamenti çek në prill në mënyrë që emërtimi të jetë sa më i thjeshtë për kompanitë dhe skuadrat sportive për të përdorur produktet dhe veshjet.

Vendi mban ende emrin e plotë por Çeki është bërë emri zyrtar i shkurtër gjeografik, si të thuash “Shqipëri” është shkurtimi i “Republika e Shqipërisë”.

Por emri Czechia nuk është ende popullor mes çekëve. Në momentin e vendimit, disa qytetarët kishin rezerva me emërtimin e ri.

Kishte nga ata që mendonin se është shumë i ngjashëm me Çeçeninë (Chechnya), e cila është pjesë e republikës ruse, dhe disa të tjerë me fjalën Cechy, emri çek për rajonin e njohur si Bohemia.

Edhe pas gjashtë muajsh opinionet nuk kanë ndryshuar dhe emri nuk ka marrë popullaritet.

Top Channel