Mos e provoni këtë kur t’ju bllokojnë makinën

24/10/2016 00:00

E kanë quajtur ‘idiot’ pasi nuk arriti të nxirrte automjetin e tij nga karroatreci, ku e kishin lidhur mjetin me zinxhirë.

Në internetin emrin viral ia kanë vënë “Artur” dhe është filmuar nga miku i tij pasi vendosi të mos paguajë karroatrecin pasi i rikthyen veturën.
 
Pamjet tregojnë se si ai i jep gaz teksa mjeti ndodhet në karroatrec, por duket se një nga zinxhirët kishte ngecur në aksin e makinës dhe për pak sa nuk u përmbys në cep të kamionit.

Teksa ai përpiqej të nxirrte mjetin vetë, një prej të pranishmëve dëgjohet tek i thotë: Dil nga makina dhe shtyje Artur”.

Videoja është bërë virale në internet ku përdoruesit e kritikojnë se do ishte më mirë të kishte paguar karroatrecin se sa dëmet e makinës.

Top Channel