Delet “pushtojnë” Madridin (FOTO)
23/10/2016 00:00
Qindra dele kaluan në rrugët e Madridit në festivalin e përvitshëm të organizuar nga barinjtë spanjollë, në shenjë proteste për rrezikun gjithnjë në rritje që i kanoset të drejtave për kullotje e migrim masiv në kope nëpër shtigjekalimet e vendit, si pasojë e zgjerimit të zonave urbane dhe zbatimit të praktikave moderne bujqësore.
Kjo traditë daton që prej vitit 1273. Çdo vit, barinjtë dalin në kryeqytetin e Spanjës, në mbrojtje të kësaj të drejte.
Lëvizja në fjalë njihet me emrin “transhumance” dhe deri më tani ka parë përfshirjen nga barinjtë të më shumë se 1 milionë kafshëve kryesisht bagëti.
Top Channel