Në rezidencën (luksoze) të Papëve

21/10/2016 00:00

Hapja e dyerve të kishës dhe transparenca ishin ndër premtimet të përsëritura më fort nga Papa Françesku menjëherë pasi u zgjodh në krye të Vatikanit.

E nuk ka kaluar shumë dhe ai ka hapur dyert e Vatikanit dhe rezidencës Papale në Romë për të gjithë vizitorët.

Në të mund të vizitohet edhe dhoma në të cilën ndodhet krevati ku kanë vdekur dy Papë, Piusi XII dhe Pali i VI dhe ku u shërua Papa Gjon Pali i Dytë pas atentatit të vitit 1981.

Bëhet fjalë për ambientet e brendshme Pallatit Apostolik të Castel Gandolfo, ku u tërhoq edhe Papa Benedikti i 16-të pas dorëzimit të detyrës. Sigurisht, luksi nuk mungon në këto ambiente, por ky luks nuk është për Papa Françeskun, që  nuk ka qëndruar për asnjë moment në këtë kështjellë.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel