A janë fëmijët pasanik të Nigerisë më mizorë?

21/10/2016 00:00

Fëmijët e pasur të Instagramit nuk zhgënjejnë kur vjen fjala tek ekspozimi i pasurisë së tyre në rrjetet sociale. Por përgjithësit bëhet fjalë për pasanikët e vegjël të Britanisë, SHBA-së dhe Rusisë të cilët njihen për avionët e tyre privat, veshjet firmato dhe pushimet luksoze.

Por tashmë po shohim se ata po konkurrohen nga të pasurit e Nigerisë, një nga ekonomitë më të mëdha afrikane që publikohen në llogarinë Richkidsnaija në Instagram.

Emeka Okonkwo, i njohur dhe si E-money, është miliarderi më i madh i vendit në fushën e pronave, naftës dhe gazit, dhe ka një markë të vetën. Një miliard naira nigeriane është e barabartë me rreth 2.5 milionë paund britanik.

Dëshira e tij nëpër festa është tu shpërndajë para të ftuarve nëpërmjet një makine parash. Një video e publikuar më herët këtë vit tregon se si ai shpërndan një milionë dollarë nigerian, si i ftuar në dasmën e motrës së aktorit Mike Ezuruonye.

Edhe reperi dhe stilisti Bayo Adewale AKA Bnaira gjithashtu shfaqet duke hedhur lekë nëpër festa. Ai është mjaft i njohur për dashurinë e tij për makinat e kuqe, teksa studion për gjeografi në universitetin e Lagosit. Ai zotërn që nga një Honda Açord tek Range Rover, supermakina të personalizuara me shenjën dhe ngjyrën e tij.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel