Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Në një vend të madh si Kina ka hapësira të bollshme edhe për ide të çuditshme, e njëra prej të cilave është një fshat sa i pasur, aq edhe misterioz, të paktën për ata që jetojnë jashtë tij.
Bëhet fjalë për fshatin Huaxi, që shtrihet në një hapësirë prej 97 hektarësh. 5 dekada më parë ai ishte si gjithë zonat e tjera të vendit komunist me banorë të varfër që mezi siguronin bukën e përditshme.
Një ide e Wu Renabo, ish-sekretar i Partisë Komuniste për këtë provincë, do të ndryshonte përgjithmonë jetën e banorëve vendas dhe do ta shndërrontë fshatin në një prej zonave më të lakmuara të Kinës.
Luksi nuk është i vetmi favor që u bëhet banorëve të fshatit. Ata kanë drita, ujë, shërbim shëndetësor dhe gjithë shërbimet e tjera falas. Megjithatë, të gjitha këto vijnë me një kosto të madhe; atë të lirisë.
Që të bëhesh banor i fshatit ka filtra të fortë, fillimisht politikë e më pas edhe ekonomikë e socialë. Së pari duhet që në llogarinë bankare të mos kesh nën 250 mijë dollarë, së dyti të punosh 7 ditë të javës, së treti të heqësh dorë nga shfaqja në publik, pasi ndalohet që të flasësh për mediat.
Të gjitha këto janë kushtet për të qenë banor i Huaxisë dhe me t’u plotësuar problem më vete është edhe shkëputja. Nga fshati mund të largohesh, por vetëm duarbosh, pasi banorëve që zgjedhin ta lënë atë, u ndalohet që të marrin me vete pasurinë që kanë aty.
Top Channel