Një garazh për makinën… në kuzhinë
11/10/2016 00:00
Teksa uragani Matthew i afrohej brigjeve amerikane shumë njerëz po mundoheshin të gjenin një strehë për tu mbrojtur, por një i ri ka menduar edhe për makinën e tij.
Randy Jalil ka dashur të mbrojë nga stuhia makinën e tij legjendare BMW M3, dhe përderisa garazhi i tij kishte dhe dy BMW të tjera, mendoi që të krijonte një hapësirë në kuzhinën e shtëpisë.
Ai ka postuar fotot në Instagram ku ka marrë dhe admirimin e përdoruesve për përkujdesjen e tij për makinën legjendare.
Top Channel