Grabitja e Kim, veshjet dhe unaza dalin në shitje

11/10/2016 00:00

Tradita e kërkon që për Halloween njerëzit të maskohen dhe përgjithësisht të shndërrohen në personazhe të frikshëm.

Po këtë vit duket se trendi do të jetë roli i viktimës, pasi në internet ka dalë në shitje “grabitja” i rrëmbimit të Kim Kardashian.

Nuk bëhet fjalë për veshjet që modelja amerikane kishte me vete, por për një imitim të asaj që Kim kishte të veshur ditën  e grabitjes.

“Kostumi” 55 paund i Kim përmban një rrobdesham, një litar për të lidhur duart dhe imitimin e unazës së diamantit me vlerë 3.5 milionë paund.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel