U konsiderua si debati i fyerjeve personale. Një përplasje edhe më e ashpër se e para, e mbushur me fyerje të nivelit personal dhe ndryshe nga debati i parë, rivalët nuk ia dhanë dorën njëri-tjetrit kur hynë në sallë.

Kaq mjafton për të kuptuar se Clinton e Trump, dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, nuk durojnë njëri-tjetrin, lërë më që të angazhohen për të realizuar një nga këngët më të bukura me temë dashurinë siç është famshmja “(I’ve Had) The Time Of My Life”.

Por jetojmë në kohën kur “këngëtari” jo gjithmonë duhet të shkojë në studio për të regjistruar zërin. Një video po bën xhiron e botës ku shihet Clinton dhe Trump duke “interpretuar” baladën e famshme kolonë zanore e filmit “Dirty Dancing”, e gjitha ka “lindur” pas debatit të së dielës.

Mediat amerikane shkruajnë se kjo videomonatazh konfirmon edhe njëherë se të rinjtë kanë hequr dorë nga politika.

Top Channel