I publikojnë fotot intime, të dashurës së futbollistit i hakojnë ICloud

10/10/2016 00:00

E dashura e talentit të Blackburn, Anthony Stokes, është viktima më e fundit e hakerave të ICloud të cilët kanë publikuar foto intime të saj në internet.

Besohet se imazhet personale të Eilidh Scott janë vjedhur nga hapësira online e telefonit të saj.

25-vjeçarja është shprehur se ndjehet “tërësisht e dhunuar” për shkeljen e privacisë së saj, raporton “The Sun”.

Pasi ka parë fotot e saj të publikuara online, foto të cilat duhej të ishin veçse në telefonin e saj, Eilidh Scott ka denoncuar rastin në polici dhe ka mbyllur çdo llogari online që ajo ka pasur në rrjete të ndryshme sociale.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel