Pas asgjësimit të më shumë se 10 000 bimëve narkotike në fshatin Myz të Matit ditën e djeshme, policia njoftoi se ka arrestuar bashkëshorten 48-vjeçare të të dyshuarit të kultivimit të këtyre bimëve.
Policia e Matit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Shehi, në njërën nga dhomat u gjet një sasi lënde narkotike, në formë boçeje, në proces tharjeje, me peshë rreth 2 kilogramë. Në këto kushte, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Nexhmije Shehi, 48 vjeç, bashkëshortja e shtetasit Fatmir Shehi, i cili është shpallur në kërkim.
Në afërsi të vendit ku u gjetën të kultivuara 10 600 bimët narkotike, është gjetur i braktisur një mjet Toyota, me targa AA 598 AM. Nga verifikimi në sistem rezultoi se këto targa nuk i përkasin këtij mjeti, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Top Channel