Flori dhe orë të çmuara janë gjetur në gërmadhat e një shtëpie të rrënuar nga tërmeti i muajit gusht në Itali.
Zbulimi daton më 3 shtator, por është bërë publik vetëm tani. Të gjitha bizhuteritë së bashku kapin vlerën e miliona eurove.
Çifti i të moshuarve që jetonte aty humbi jetën nga shembja e banesës, e cila ekspozoi njëkohësisht sendet me vlerë të fshehura në muret e saj.
Objektet, të pretenduara nga një numë personash që thonë se janë të afërm të çiftit, u sekuestruan nga policia, e cila po kërkon të verifikojë origjinën e tyre.
Më 24 gusht, pak pas lëkundjeve të tërmetit, një grua kishte njoftuar autoritetet se në gërmadhat e banesës së ndodhur në Peskara del Tronto kishte flori e sende të tjera të çmuara dhe kishte treguar edhe se në cilën pjesë të shtëpisë ishin fshehur ato.
Top Channel