Video/ Qielli “vishet” me ngjyra në Indonezi, regjistrohet fenomeni i rrallë i reve
Revolucioni industrial i dha një tjetër hov shtrirjes së dorës së njeriut në natyrë dhe sot, sipas një grupi shkencëtarësh, situata është alarmante.
Një studim i publikuar në “Current Biology” arrin në përfundimin se në vetëm në dy dekadat e fundit një e dhjeta e asaj që konsiderohet ende pjesa e egër e natyrës tonë, është zhdukur.
Me “pjesë të efër” biologët nënkuptojnë natyrën e pacënuar, ku ndërtimet dhe njeriu nuk kanë shkelur ndonjëherë. Aktualisht ata klasifikojnë 20 përqind të sipërfaqes së tokës si të pacënuar.
“Organizmat ndërkombëtarë duhet të vendosin në punë menjëherë mekanizmat për mbrojtjen e natyrës së egër përpara se të jetë shumë vonë”, thotë James Watson, profesor në Universitetin Queensland në Australi dhe pjesë e studimit.
Sipas studiuesve, koha nuk pret dhe ajo nuk ecën në kahun e ruajtjes së kësaj pasurie të paçmuar.
“Nuk kemi më shumë se një osë dy dekada që të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve. Më pas, çdo masë do të jetë e kotë”, deklaron Watson.
Në Amerikën e Jugut ndodhen rezervat më të mëdha të natyrës së pacënuar nga njeriu, ndërsa në Europë pjesa e egër e natyrës është zhdukur para viteve 1990.
Top Channel