LIVE/ 17 ditë luftë në Lindjen e Mesme! Trump kërcënon NATO-n, Gjermania dhe Britania refuzojnë Presidentin amerikan: S’kemi lidhje me Hormuzin
SHBA-të dhe Rusia nuk kanë rënë dakord për dhënien fund të luftës në Siri, ndërsa foto e një shtrëngimi duarsh mes dy presidentëve, Baracak Obama e Vladimir Putin, po bën xhiron e botës.
Jo shumë për faktin që janë takuar, po për shkak të asaj që mediat e huaja e kanë quajtur “shikime vrastare”. Obama dhe Putin shohin njëri-tjetrin në sy, por një shikim aspak miqësor.
Takimi i cili u mbajt në një sallë konferencash në samitin ku po mbahet G20 zgjati më shumë se sa ishte planifikuar.
Marrëveshja SHBA-Rusi do t’i jepte fund luftës në Siri, por nuk firmoset dot sepse ekzistojnë hendeqe të mëdha besimi mes dy qeverive. Këtë e ka pranuar vetë Presidenti amerikan Obama.
Sipas mediave ndërkombëtare, dallimet ishin aq të mëdha saqë Obama dhe Putin nuk mund të negocionin vetë.
Top Channel