Videoja e re e ISIS, fëmijët vrasin luftëtarë kurdë

27/08/2016 00:00

I ashtuquajturi Shteti Islamik publikon një tjetër video shokuese propagandistike, në të cilën shfaqen 5 djem të rinj, përfshirë një britanik, teksa ekzekutojnë disa të burgosur në Siri.

Djemtë duket të jenë mes moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe njëri prej tyre i identifikuar si Abu Abdullah al-Britani është i bardhë.

Ne video shfaqet edhe momenti kur fëmijët, të veshur me uniforma ushtarake, qëllojnë për vdekje 5 personat e gjunjëzuar që thuhet të janë luftëtarë kurdë. Identiteti i djalit që besohet të jetë britanik nuk mund të verifikohet dhe zyra për punët e jashtme nuk ka komentuar.

Një prej djemve, i cili identifikohet si Abu al Bara Al Tunizi, nga Tunizia, i drejtohet luftëtarëve kurdë në gjuhën arabe, duke premtuar më shumë dhunë e duke paralajmëruar se beteja kundër tyre nuk ka nisur ende.

Fëmijët po përfshihen dukshëm në propagandën e Shtetit Islamik së fundmi, çka tregon angazhimin e grupit për përgatitjen e gjeneratës së re të luftëtarëve.

Top Channel