Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Katër drejtues dhe punonjës të Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës janë arrestuar për “Shpërdorim Detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa ish-drejtori është shpallur në kërkim.
Hetimi nga prokuroria nisi pas kallëzimit që Ministria e Mbrojtjes bëri dy vjet më pare. Në pranga u vunë shtetasit Kristaq Piligriu, me detyrë Kryetar i Degës Ekonomike në Uzinën Lëndëve Plasëse Mjekës, Argjir Panariti, ish-inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës, Stavri Çipa me detyrë Kryeinxhinier dhe Gëzim Pitja me detyrë inxhinier.
Shkeljet e konstatuara në shuma të mëdha parash janë bërë në vitet 2012-2013 në kohën kur drejtor i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës ishte Daniel Karanxha, i shpallur në kërkim.
Top Channel siguroi detajet e tenderëve ku Prokuroria ka konstatuar shkelje ligjore. Bëhet fjalë për procedurën e shitjes së lëndëve tritol me vlere 270 mijë dollarë, procedura e prokurimit në realizimin skenografik në 3D të koncertit të trashëgimisë shpirtërore shqiptare në shumën 11 milionë lekëve, sponsorizimet e kryera nga kjo uzinë në vlerën e 3.6 milionë lekëve kalimi në pronësisë të ULP Mjekës të Klubit te Futbollit “Partizani” dhe ankandi për shitjen për skrap nga uzina ku vlera e dëmit është 9. 8 milionë leke.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “ Arrest me burg” për personat e përfshirë në shkeljet e mësipërme, masë e cila është ekzekutuar mesditën e së enjtes nga Policia e Elbasanit ndërkohë që po punohet për kapjen e ish drejtorit të Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës Daniel Karanxha.
Top Channel