Affleck Jennifer Garner ndryshojnë mendje për divorcin

15/07/2016 00:00

Ben Affleck dhe Jennifer Garner nuk janë gati të ndahen nga njeri-tjetri. Pas 10 vitesh martesë, çifti bëri publik ndarjen vitin e kaluar, por deri tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë kërkesën për divorc. Së fundmi, “US Weekly” ka raportuar se çifti i ka lënë pezull procedurat e divorcit.

“Jen ishte shprehur se procedurat e divorcit do të nisnin shumë shpejt, por vetëm pak javë më parë gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë një burim i afërt më aktoren 44-vjeçare. “Duket qartë që gjërat nuk po marrin atë drejtim”.

Garner, e cila akoma jeton së bashku me Affleck dhe fëmijët në të njëjtën shtëpi, thuhet se ende vazhdon të jetë e dashuruar me Ben, por fokusi i saj kryesor tashmë janë fëmijët.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel