Sistemi bankar shqiptar dominohet nga kapitali i huaj. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2015 struktura e kapitalit përfaqësohet në masën 89 përiqnd nga kapitali i huaj me një rënie prej rreth 0.45 pikë përqindjeje kundrejt një viti më parë.
Është kapitali turk ai që ka dominuar për 2015-n me 25,7 përiqnd të totalit. Më pas vjen Austria me 19,38% dhe Italia 15,78 përqind.
Kapitali shqiptar llogaritet në gati 11 përqind të totalit, Franca dhe Gjermania kanë një përqindje më të moderuar. Krahasuar me 5 vite më parë vihet re rënie e kapitali austriak dhe atij grek në favor të kapitali turk, dhe disa vendeve të Bashkimit Europian.
Ndërsa, përqindja shqiptare ka mbetur e njëjtë me ndryshime të vogla. Për t’u nënvizuar është se njëra nga bankat që ishte me kapital francez në 2015-s tashmë ka ndërruar pronësi duke kaluar me kapital amerikan. Në Shqipëri operojnë 14 banka nga të cilat 2 janë me kapital dhe aksionerë tërësisht shqiptare.
Struktura e kapitalit bankar:
Shteti: Pesha:
Turqi 25,7%
Austri 9,38%
Greqi 13,08%
Itali 15,78%
Shqiperi 10,95%
France 5,76%
Gjermani 3,61%
Te tjera jo nga BE 4,48%
Te tjera nga BE 1,26%
Top Channel