Armë dhe municione në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

01/07/2016 09:00

Policia e Maliqit ka zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri dhe municione luftarake, duke arrestuar zotëruesin e tyre.

Bëhet fjalë për Eugen Gengon, 39 vjeç, banues në fshatin Plasë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që efektivët e policisë ushtruan në banesën dhe  automjetin në pronësi të tij, si dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, i’u gjetën e bllokuan  me cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë, 321 fishekë, 8 krëhëra automatiku bosh dhe 1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj, të cilat ky shtetas i zotëronte pa lejen e organeve kompetente.

Top Channel