Fier, kapet me armë e municion i dënuari për vrasje në ‘99-n

29/06/2016 09:00

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 45-vjeçarin Ermal Sino, lindur në Kuçovë e banues në Fier, i dënuar në vitin 1999 me burg për vrasje dhe në vitin 2014 është proceduar penalisht për shkatërrim prone me dashje.

Ky shtetas u arrestua për arsye se gjatë natës, rreth orës 02:00, është kapur duke mbajtur me vete një pistoletë TT, model 54, me 8 fishekë; një pistoletë Cervena Zastava, model 70, me 7 fishekë; një selenciator për Zastavën; dy radio marrëse-dhënëse dhe një aparat fotografik.

Nga kontrolli që iu bë në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tjetër pistoletë tip Zastava me krëhër me tre fishekë, një automatik ”P.M.SH” me krëhër me 19 fishekë dhe 79 fishekë automatiku, model 56.

Top Channel