Një person humbi jetën në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Kasharit. Sipas policisë, një mjet ka goditur drejtuesin e një mjeti tjetër që ishte ndalur në anë të rrugës dhe po dilte nga automjeti.
Goditja ka qenë shumë e fortë sa i ka marrë jetën menjëherë drejtuesit të mjetit. Për pasojë, edhe tre mjete të tjera janë përfshirë në aksident, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale.
Viktima është një 27-vjeçar nga Lushnja, i cili po udhëtonte drejt Tiranës. Policia gjeti në mjetin e tij dokumentet, megjithatë po bëhet verifikimi i plotë i identitetit nëse mjeti është në pronësi të viktimës.
Ndërkohë, është shoqëruar drejtuesi i mjetit tjetër për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Për më shumë se 30 minuta kalimi në rrugë është bllokuar.
Top Channel