Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Avioni që funksionon vetëm me energji diellore, “Impulsi Solar”, përfundoi me sukses fluturimin përtej Atlantikut, në përpjekjen historike për t’i rënë botës qark.
Ai u ul në qytetin spanjoll të Sevijës, duke shënuar kështu fundin e fazës së 15 të udhëtimit të tij. Piloti Bertrand Piccard avancoi me shpejtësi në oqean pas nisjes nga Nju Jorku ditën e hënë. Tani, destinacioni i radhës do të jetë Abu Dabi, ku edhe nisi aventura ambicioze në mars të vitit 2015.
“Impulsi Solar” ka përparuar shumë në udhëtimin e tij rreth botës që prej rikonfirmimit të misionit në 21 prill në Hauai. Në vitin 2015 avioni realizoi me sukses 8 etapa nga Abu Dabi dhe Kalaeloa, përfshirë një fluturim prej 21 orësh mbi Paqësorin Perëndimor, i pari i këtij lloji në historinë e aviacionit. Por, dëmet në bateri detyruan “Impulsin Solar” të ndërpriste misionin për 10 muaj për riparime dhe priti zgjatjen e ditës në hemisferën veriore për t’iu rikthyer fluturimit.
Avioni është i mbuluar me 17 mijë qeliza diellore, të cilat vënë në lëvizje motorët e mjetit fluturues në mënyrë të drejtpërdrejtë ose karikojnë beteritë me litium jon, që mbështesin avionin gjatë natës. Projekti nuk synon të orientojë të ardhmen e aviacionit civil, por të tregojë kapacitetet e energjisë diellore.
Top Channel