Basha njeh FMN me programin ekonomik të PD

21/06/2016 00:00

Lulzim Basha u takua pas mesditës me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët, siç tha ai në daljen për mediat pas takimit, i njohur me situatën e rëndë ekonomike në vend dhe programin e opozitës.

“Folëm për pëkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend, që është rezultat i përkeqësimit të klimës së biznesit nga kjo qeveri. Shqipëria humbet 1 mld euro në vit që vidhen, përfundojnë pasuri në xhepat e qeveritarëve të korruptuar shqiptarë”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se me FMN është diskutuar edhe programi ekonomik i opozitës.

“Shpalosëm para FMN planin e PD për nxjerrjen e vendit nga kriza. Thjeshtim sistemit të taksave, procedura të thjeshta dhe fund ushtrisë së taksidarëve, anulimin në bllok të koncesioneve korruptive të kësaj qeverie dhe së treti ndalimin e shpenzimeve qeveritare”, u shpreh ai.

Në fund, Basha tha se Partia Demokratike është në diskutime me FMN për programin e saj për ekonominë e vendit, jo thjesht si opozitës, por si qeveria e së nesërmes.

Top Channel