Plumba ndaj 37-vjeçarit, arrestohet një person në Vlorë
15/06/2016 00:00
Një 24-vjeçar është prangosur dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Vlorës, si autorë të dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur lagjen “Lef Sallata”.
I arrestuari është shtetasi Edmond Maskaj, banues në fshatin Hysverdhë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet E.Z., banues në Vlorës.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit, pistoletë e tipit “Glock” dhe 13 copë fishekë.
Të dy këta persona dyshohen nga policia si autorë të plagosjes me armë 37-vjeçarin me inicialet Rr.M., banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pikë bastesh sportive mbrëmjen e së martës.
Top Channel