Gjendet në Sarandë gomonia e vjedhur në Korfuz

15/06/2016 00:00

Një mjet lundrues është bllokuar nga policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare paraditen e së martës pranë Kanalit të Çukës.

Sipas policisë, mjeti lundrues, “gomone”, me mbishkrimin “JUMBLY R”, u konstatua rreth orës 10:15, në lagjen nr.1 Sarandë, në një rrethinë pranë kanalit të Çukës, mbi Mandrën (pikën përpunimit të inerteve) e shtetasit F.Sh., me përmasa 7.5 m e gjatë dhe 4 m e gjerë, me motor të markës “Jamaha 250 CC”.

Mësohet se mjeti lundrues rezulton të jetë vjedhur një ditë më parë në Korfuz.

Top Channel