‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Dy persona kanë përfunduar në pranga dhe një tjetër ëshë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit të koduar me emrin “Fast” nga ana e bluve të qytetit bregdetar, u arrestua Arjan Tabaku, 49 vjeç, banues në Krujë dhe Romin Davidhi, 28 vjeç, banues në Durrës dhe punonëjs në Komandën e Forcave Detare.
Arrestimi i këtyre persona u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po udhëtonin në zonën e Plazhit iu gjet nëj sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, një pistoletë dhe fishekë.
Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin me inicialet E.K., banues në Durrës, ndërkohë që po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel