Laç, parandalohet krimi; në pranga 67-vjeçari

13/06/2016 00:00

Policia e Laçit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale të dielën, duke arrestuar në flagrancë një shtetas 67-vjeçar për kanosje.

Personi i vënë në pranga është Shkurt Shkurti, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin Gj.P. dhe familjarët e tij me armë gjahu, të cilën e kishte me leje. I është  gjetur dhe bllokuar arma e gjahut,  gjithashtu, ndërkohë që një pjesë e shërbimeve të policisë po kontrollonin brenda në banesë, shtetasja L.Sh. 21 vjeç, ka dalë me një armë zjarri automatik nga pjesa e oborrit të banesës dhe e ka hedhur këtë armë në oborrin e banesës së pabanuar të fqinjit, duke tentuar ta fshehë, por u konstatua nga efektivët e policisë.

Mësohet se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen L.Sh.

Top Channel