Krujë, policia asgjëson 4 000 rrënjë kanabis
13/06/2016 00:00
Policia e Krujës ka asgjësuar 4000 rrënjë kanabis dhe ka arrestuar një 20-vjeçar, banues në fshatin Verion.
Bëhet fjalë për Edison Çangun, në pronën e të cilit u gjetën 2850 bimë kanabis, që u asgjësuan me djegie.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale I.S., 41 vjeç, banues në Arrameras të Krujës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1150 bimë narkotike kanabis.
Top Channel