Arrestohen 4 policë për kontrabandë

13/06/2016 10:00

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka arrestuar 4 efektivë policie për kontrabandë.

Në pranga janë vënë Agim Berisha, 48 vjeç, me detyrë shef i stacionit të Policisë Shishtavec; Agron Nela, 41 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec; Mursel Memishaj, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec dhe Mirel Dalaci, 40 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec.

Arrestimi i tyre u bë sot në orët e para të mëngjesit, pasi në datë 11 qershor kanë lejuar kalimin në PKK Shishtavec të automjetit tip Scania me targë AA763DC, i cili transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili.

Top Channel