Njihuni me çiftin më të shkurtër në botë

11/06/2016 00:00

Ky është çifti më i shkurtër në botë, të cilët pavarësisht kësaj shprehen se gjatësia nuk e kufizon stilin e tyre të jetës.

Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino, nga Brazili, të dy janë të prekur nga format e nanizmit, por kjo nuk i ka penguar ata që të jenë një çift i lumtur.

Dyshja, e cila shpreson që të hyjë në Librin Gines të Rekordeve Botërore, tha se u takuan në një faqe interneti dhjetë vjet më parë dhe filluan që të bisedonin në mesenxher.

Paulo, 30 vjeç, i cili vuan nga gjendje e rrallë gjenetike, e quajtur diastrophic dysplasia dwarfism, tha se ishte dashuri me shikim të parë për të.

“Mua mu duk shumë e bukur që kur e pashë për herë të parë ”, tha ai, por tërheqja nuk ishte reciproke.

Katyucia, 26 vjeçe , i cili vuan nga achondroplasia nanizmi, e cila ndikon në mos rritjen e kockave, fillimisht e bllokoi atë në mesenxher.

“Kur nisa që të flas me Paulon, ai ishte vërtetë i bezdisshëm”.Gjithçka do të kishte marrë fund, nëse Katyucia nuk do e kishte zhbllokuar atë 18 muaj më vonë.

“Një ditë ndodhi diçka në kokën time dhe e zhbllokova atë”, shpjegoi Katyucia.

“Kur ajo më zhbllokoi , nuk kaloi më tepër se një minutë për ta përshëndetur”, shtoi Paulo.

Pas kësaj, ata të dy u takuan dhe jetojnë të lumtur.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA