Aksident në Rrëshen-Rubik, humb jetën drejtuesi nga Kosova

11/06/2016 11:50

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Rrëshen-Rrubik.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në vendin e quajtur Ura e Munazit dy automjete, njëra tip “Renault” me targë Kosove “01-203 IA” dhe një “Benz” me targë “AA 425 IG”, janë përplasur me njëra tjetrën.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit nga Kosova, shtetasi Melazim Bytyçi, 51 vjeç nga Leshani, ndërsa janë plagosur një grua dhe 1 fëmijë 6 vjeç që udhëtonin me të.

Këta të fundit janë marrë nga uniformat blu dhe janë nisur për në spitalin e traumës në Tiranë, vijojnë burimet. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ndërkohë, i identifikuar me inicialet Xh.A, ndodhet në spitalin e Rrëshenit, jashtë rrezikut për jetën.

Burimet shtojnë më tej se, grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Top Channel