Te ndjekësh gjurmët në rërë të Beyonce dhe Leo DiCaprio

06/06/2016 00:00

Plazhet, dielli dhe mundësia që ju mund të përplaseni me Leonardo DiCaprio-n e ta bëni atë burri tuaj! OK, në mos burrin, të dashurin tuaj gjatë pushimeve.

Lista e arsyeve për të pushuar në ishullin e St. Barts është e pafund. Ishulli i vendosur në Karaibe ka qenë prej kohësh një destinacion i preferuar nga të pasurit dhe të famshmit.

Ky ishull parajsë me shpirtin europian është një destinacion turistik që kushdo do të dëshironte ta vizitonte. Të shkosh në St. Barts është gjithmonë një kënaqësi.

Në resortin e preferuar nga të famshmit, mund të gjenden nga dhomat klasike deri tek suitat luksoze.

Nëse do të shkoni aty me siguri kthimi do të ishte krejt ndryshe nga mbërritja. Koha e qëndrimit aty nuk do të ishte asnjëherë e mjaftueshme.

Në fotogaleri, disa nga njerëzit e famshëm që kanë vizituar St Barts…

FOTO GALERI
2/14

Top Channel