Masakër në një universitet në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Arratiset autori
Një përqafim dhe një takim kokë më kokë për gjysmë ore. Papa Françesku është takuar me Imamin e Madh të Al Azhar Ahmed al Tayeeb.
“Takimi ynë është një mesazh”, i tha Papa Imamit, që gjatë vizitës në Vatikan shoqërohej nga 8 bashkëpunëtorë.
Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federico Lombardi e ka përshkruar takimin si “shumë të ngrohtë”.
“Ata vunë në dukje domethënien e madhe të këtij takimi të ri në kuadër dialogut mes Kishës Katolike dhe Islamit”, ka deklaruar atë Lombardi.
Më pas, dy autoritetet e larta fetare janë ndalur tek tema e angazhimit të përbashkët, përfshirë këtu të besimtarëve të feve të mëdha, për paqen në botë, refuzimin e dhunës dhe terrorizmin, si dhe mbrojtjen e të krishterëve në zonat e prekura nga luftërat në Lindjen e Mesme.
Top Channel