Alibeaj: Tahiri pastroi të shkuarën e Balilit

17/05/2016 00:00

Këto dy ditë, Saimir Tahiri është kthyer në shënjestrën kryesore të Partisë Demokratike. Pas Ristani që e akuzoi për pajisjen e përgjimit, Enkelejd Alibeaj doli nga foltorja mediatike e opozitës për ta akuzuar atë për lidhje me Klement Balilin.

Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD akuzoi drejtpërdrejtë Tahirin se i ka pastruar kartelën Balilit.

“Jo vetëm që kishte mbështetjen politike, por shërbimet dhe favoret e Tahirit kanë arritur kulmin me pastrimin e të shkuarës së tij penale. Është zbuluar se janë hequr në kartelën e Balilit krimet dhe precedentët e mëparshëm të tij. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i quajtur nga CNN si Eskobari i Ballkanit, rezulton sot me një të shkuar të pastër, edhe pse u kap 750 kg drogë në 2006”, tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt kjo është arsyeja pse DEA nuk kishte besim tek autoritetet shqiptare dhe i përjashtuan ato nga aksioni.

“E dinin që Balili kishte lidhje të forta me qeverinë”, thotë Alibeaj.

Top Channel