Gjykata Kushtetuese vendosi t’i heqë mandatin deputetit të Partise Socialiste Koço Kokëdhima, pasi kishte papajtueshmëri kushtetuese në bazë të nenit 131 të Kushtetutës.
Ky vendim i gjykatës Kushtetuese u mor në bazë të kërkesës së bërë nga Partia Demokratike, një vit më parë, sipas të cilës, deputeti socialist Koço Kokëdhima, kishte përfituar tendera nga fondet publike, në një kohë që kishte marrë edhe mandatin e deputetit në qarkun e Vlorës.
Sipas kërkesës së Partise Demokratike, neni 70 i Kushtetutës, përcakton që personi që zgjidhet deputet duhet të heqë dorë nga përfitimet nga fondet publike, nëpërmjet kompanive që ka.
Ende nuk dihet argumentimi i plotë ligjor i vendimit të Kushtetueses, i cili pritet të zbardhet së bashku me vendimin. Koço Kokëdhima është deputeti i dytë socialist, që i hiqet mandati për shkak të përfitimeve nga fondet publike. Më herët Gjykata Kushtetuese kishte hequr mandatin e deputetit Ilir Beqja, që sot mban postin e ministrit të Shëndetësisë.
Top Channel